SHBA paralajmëron Emiratet
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i97950-shba_paralajmëron_emiratet
Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, James Jeffrey, duke paralajmëruar Abu Dhabin kundër rivendosjes së marrëdhënieve me Damaskun, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vetëdijshëm për kundërshtimin e Uashingtonit ndaj rifillimit të marrëdhënieve me Sirinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 19, 2020 03:13 Europe/Tirane
  • SHBA paralajmëron Emiratet

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, James Jeffrey, duke paralajmëruar Abu Dhabin kundër rivendosjes së marrëdhënieve me Damaskun, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vetëdijshëm për kundërshtimin e Uashingtonit ndaj rifillimit të marrëdhënieve me Sirinë.

"Emiratet e Bashkuara Arabe janë të vetëdijshme që Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë me forcë marrëdhëniet e ngushta diplomatike me qeverinë Siriane," tha Jeffrey. Duke iu referuar ligjit Cezar kundër Sirisë, ai theksoi se nëse rregullat do të shkeleshin, Uashingtoni do të sulmonte aktivitetet ekonomike të Emirateve ose të çdo vendi tjetër. "Sanksione të reja do të vendosen për ata që mbështesin qeverinë siriane," paralajmëroi zëdhënësi rajonal i Departamentit të Shtetit. Ndërkohë, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë tha se sanksionet e reja amerikane të parashikuara në ligjin Cezar ishin të paligjshme dhe shtoi se ato nuk do të ndikojnë në bashkëpunimin midis Moskës dhe Damaskut. Mikhail Bogdanov theksoi se ndihma ruse për popullin sirian vazhdon. Misioni i saj, i cili është lufta kundër terrorizmit, mbetet i pandryshuar dhe askush nuk mund të parandalojë bashkëpunimin midis dy vendeve në fusha të ndryshme.