Protesta të gjera kundër politikave të regjimit sionist
Me qindra banorë të Tel Avivit janë ngritur në protesta kundër planit për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara.
Protestuesit ditën e martë janë mbledhur në sheshin Rabin në qendër të Tel Avivit dhe me sloganet Jo Aneksimit kanë kundërshtuar bashkimin e një pjese të rajonit BPLJ me territoret e pushtuara. Sipas protestuesve tani nuk është koha e shpenzimit të miliarda parave për aneksimin e rajonit BPLJ por është koha që këto para të përdoren për uljen e papunësisë dhe për investime. Sipas planit Marrëveshja e Shekullit, Kodsi i shenjtë i jepet regjimit sionist, palestinezët e evakuuar në vendet e tjera nuk kanë të drejtë të kthehen në atdheun e tyre, ndërsa Palestinës do t’i mbetet vetëm një pjesë e vogël e rajonit BPLJ dhe rripi i Gazës.