Mishel Aun paralajmëron faktorët përçarës në Liban
Presidenti i Libani deklaroi se ata të cilët mundohen t'i keqpërdorin zhvillimet e fundit për zbatimin e komploteve në këtë vend në kuadër të programeve të faktorëve të huaj, nuk do të gjejnë rrugën e shpëtimit.
Faqja informative "Al-Nashre" njoftoi se presidenti i Libanit sot duke thënë se aktualisht Libani po përballet me krizën më të keqe financiare dhe ekonomike, shtoi: "Ato ngjarje që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në rrugën e Tripolit, Bejrutit dhe Ajn Al-Ramane, duhet të shikohen si paralajmërim për elementët dhe grupet të cilët mundohen t'i zgjerojnë trazirat dhe veprimet e dhunshme.
Mishel Aun gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha grupeve politike për unitet për t'u përballur me sfidat përcaktuese në Liban dhe me tensionet rajonale.
Hasan Diab, kryeministri i Libanit, gjithashtu ka deklaruar se të gjithë subjektet dhe grupet politike duhet të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë për shpëtimin e Libanit dhe ky partneritet duhet të shndërrohet në fillimin e një veprimi kombëtar rezultat i të cilit duhet të jetë formimi i një komiteti për shqyrtimin e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve.