Mishel Aun paralajmëron faktorët përçarës në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98091-mishel_aun_paralajmëron_faktorët_përçarës_në_liban
Presidenti i Libani deklaroi se ata të cilët mundohen t'i keqpërdorin zhvillimet e fundit për zbatimin e komploteve në këtë vend në kuadër të programeve të faktorëve të huaj, nuk do të gjejnë rrugën e shpëtimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 25, 2020 11:02 Europe/Tirane
  • Mishel Aun paralajmëron faktorët përçarës në Liban

Presidenti i Libani deklaroi se ata të cilët mundohen t'i keqpërdorin zhvillimet e fundit për zbatimin e komploteve në këtë vend në kuadër të programeve të faktorëve të huaj, nuk do të gjejnë rrugën e shpëtimit.

Faqja informative "Al-Nashre" njoftoi se presidenti i Libanit sot duke thënë se aktualisht Libani po përballet me krizën më të keqe financiare dhe ekonomike, shtoi: "Ato ngjarje që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në rrugën e Tripolit, Bejrutit dhe Ajn Al-Ramane, duhet të shikohen si paralajmërim për elementët dhe grupet të cilët mundohen t'i zgjerojnë trazirat dhe veprimet e dhunshme.

Mishel Aun gjithashtu u ka bërë thirrje të gjitha grupeve politike për unitet për t'u përballur me sfidat përcaktuese në Liban dhe me tensionet rajonale.

Hasan Diab, kryeministri i Libanit, gjithashtu ka deklaruar se të gjithë subjektet dhe grupet politike duhet të marrin pjesë dhe të bashkëpunojnë për shpëtimin e Libanit dhe ky partneritet duhet të shndërrohet në fillimin e një veprimi kombëtar rezultat i të cilit duhet të jetë formimi i një komiteti për shqyrtimin e problemeve dhe kërkesave të qytetarëve.