Mesazhi i sulmit të Ansarallahut
(last modified Fri, 26 Jun 2020 20:58:52 GMT )
Qershor 26, 2020 22:58 Europe/Tirane
  • Mesazhi i sulmit të Ansarallahut

Raketa Kuds shpërqendroi radarët e Patriotëve përpara se të godiste tre objektiva specifikë: dy ministri dhe një mega bazë ajrore në kryeqytetin saudit. Cili ishte mesazhi?

Duke iu referuar operacioneve të raketave dhe dronëve të ushtrisë së Jemenit dhe të Ansarallahut në qendrat e ndjeshme në Riad, gazeta Rai Al-Youm u përpoq të analizojë aspektet e këtij operacioni dhe dallimet e tij nga operacionet e mëparshme. "Pse sulmi i fundit i Ansarallahut në Riad me raketa dhe dronë është i ndryshëm nga paraardhësit e tij? A u goditën vërtet Ministritë e Mbrojtjes dhe të Inteligjencës së Arabisë Saudite? Çfarë mesazhi të ri dëshiron Ansarallah t'i përcjellë koalicionit saudit, "pyet gazeta. Sipas gazetës, mesazhi më i rëndësishëm që mund të nxirret nga rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga raketat balistike dhe dronët e nisur nga Ansarallah në kryeqytetin saudit, Rijad, është se kjo lëvizje është bërë një fuqi ushtarake rajonale që duhet të merret në konsideratë, jo sepse numri i forcave të saj po rritet, por sepse raketat e saj janë bërë më të sakta; dhe më e rëndësishmja, është forcimi i aftësisë së liderëve politikë jemenas për të marrë vendimin për t'iu përgjigjur çdo sulmi nga koalicioni saudit kundër Jemenit. Lufta saudite kundër Jemenit, e cila përfundoi vitin e saj të pestë dhe hyri në të gjashtin, nuk arriti asnjë nga objektivat e saj, në veçanti kthimin në Sanaa të qeverisë së dorëhequr të Mansur Hadit. Ironikisht, armiku më i rëndësishëm që po luftojnë forcat pro-Hadit nuk është lëvizja Ansarallah por "Këshilli i Tranzicionit Jugor", i cili arriti të dëbojë Mansur Hadin nga Aden, "kryeqytetin e tij të dytë", prandaj kjo e fundit tani është në kërkim të një kryeqyteti të tretë. Sulmi i fundit i Ansarallah në kryeqytetin saudit Riad, duhet të përshpejtojë kthimin në negociata serioze midis koalicionit saudit dhe lëvizjes Ansarallah, për të arritur një zgjidhje dhe më në fund të lejojë përfundimin e kësaj lufte.

 

Tags