Ndërhyrjet e huaja po shkaktojnë trazira në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98146-ndërhyrjet_e_huaja_po_shkaktojnë_trazira_në_liban
Ministri i brendshëm i Libanit ka njoftuar për ndërhyrjen dhe mbështetjen financiare të faktorëve të huaj për krijimin e trazirave të fundit në Liban.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 27, 2020 11:45 Europe/Tirane
  • Ndërhyrjet e huaja po shkaktojnë trazira në Liban

Ministri i brendshëm i Libanit ka njoftuar për ndërhyrjen dhe mbështetjen financiare të faktorëve të huaj për krijimin e trazirave të fundit në Liban.

Muhamed Fahimi, ministri i brendshëm i Libanit, në intervistë me kanalin televiziv Al Menar, deklaroi: "Ndërhyrja dhe mbështetja e faktorëve të huaj ishte në prapaskenën e trazirave të fundit në Liban. Lëvizja Amel dhe Hezbullahu i Libanit kanë bashkëpunuar për forcimin e sigurisë së brendshme dhe nuk kanë kurrfarë lidhje me trazirat e fundit në këtë vend".

Ministri i brendshëm i Libanit shtoi: "Qeveria e Libanit nuk është kundër lirisë së shprehjes dhe protestave qytetare paqësore, mirëpo agresioni kundër qytetarëve dhe shkatërrimi i pronave private dhe publike, janë veprime të ndaluara. Disa shtete synojnë shkatërrimin e Libanit nga brenda dhe në këto rrethana e vetmja rrugë për rezistencë është shpëtimi i vendit me unitet".