Kushëriri i Kadafit kërcënon të marrë Stambollin
(last modified Sat, 27 Jun 2020 21:29:50 GMT )
Qershor 27, 2020 23:29 Europe/Tirane
  • Kushëriri i Kadafit kërcënon të marrë Stambollin

Zyrtari politik i Frontit Kombëtar Libian dhe kushëriri i ish-udhëheqësit të Libisë Ahmed Kadaf Al-Dam tha se Egjipti kishte të drejtën e mbrojtjes së tij, duke përmendur se shumë prej sulmeve me bomba që kishin ndodhur brenda Egjiptit erdhën nga Libia. Në një intervistë për Sky News Arabia, Kadaf Al-Dam tha se përpjekjet e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për të ndërhyrë në Libi do të dështonin.

"Egjipti po përballet me një luftë ë organizuar dhe ka të drejtë të mbrohet kur kalohen vijat e tij të kuqe. Sa për ne, vijat tona të kuqe janë në Zuvara dhe Tobruk, dhe nëse turqit e zgjerojnë praninë e tyre në Libi, ne do të jemi në gjendje të arrijmë në Stamboll, veçanërisht pasi kemi aleatë në Turqi", tha ai. Kadaf Al-Dam tha se "Turqia është tërhequr në një kurth në Libi": "Politikat idiote të ndjekura nga Erdogan me shpresën e rivendosjes së Perandorisë Osmane dhe që ai të bëhet Kalif, janë zbatuar pa e kuptuar se ato po shkatërronin botën islamike." Ai gjithashtu tha se Ankaraja po zbatonte planet e hartuara nga Perëndimi, duke shtuar se "vëllezërit në Turqi" e kishin humbur mendjen. Ahmed Kadaf Al-Dam tha :"Perëndimi nuk do të lejojë që Turqia të ekzistojë ushtarakisht në rajonin e Detit Mesdhe ose të marrë pasurinë e Libisë, por pakujdesia e Erdoganit dhe inkurajimi i atyre përreth tij, bëri që të besonin se do të ishin fitimtarë, por ata janë zhytur në një batak. "

 

Tags