Saib Arikat paralajmëron shtetet arabe
Komiteti Ekzekutiv i Organizatës për Çlirimin e Palestinës u ka dërguar një mesazh paralajmëruar shteteve arabe në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist në shkëmbim të anulimit të planit për aneksimin e Bregut Perëndimor.
Said Arikat, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, ka paralajmëruar shtetet arabe për këtë veprim dhe ka thënë: "Pozita dhe interesat e popullit të Palestinës ka nevojë për unitet dhe bashkimin e popujve arabe".
Disa shtete arabe të rajonit si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe së fundit kamë bërë disa veprime në rrafshin e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist. Saib Arikat në vazhdim ka theksuar çështjen e tërheqjes së regjimit sionist nga territoret e pushtuara në vitin 1967, Golanin e pushtuar dhe zgjidhjen e çështjes së refugjatëve të shpërngulur me dhunë dhe shtoi: "Në rast se regjimi sionist zbaton planin për aneksimin e territoreve palestineze, duhet t'i pranojë pasojat dhe përgjegjësinë si një pushtues. Plani arab për paqe të cilin e ka miratuar Liga Arabe në vitin 2002, thekson formimin e shtetit të pavarur të Palestinë në kufijtë e vitit 1967".