Konferenca botërore e donatorëve për Sirinë
Konferenca e vendeve donatore për Sirinë është mbajtur sot me praninë e 60 vendeve dhe të organizuar nga BE.
Rusia Today njoftoi se konferenca është organizuar në formë uebinari dhe disa qeveri dhe organizata jo qeveritare janë angazhuar të paguajnë disa miliarda dollarë ndihma për emigrantët sirianë duke pasur parasysh krizën e virusit korona dhe shtimin e çmimit të ushqimeve. OKB synon të ndajë 10 milion dollarë fonde në formë ndihme për sirianët brenda në vend dhe ata të emigruar në vendet fqinje. Organizimi i konferencës së donatorëve për Sirinë pothuajse është kthyer në një event vjetor për mbledhjen e 3.8 miliard dollarëve ndihma për sirianët brenda dhe 6.3 miliard dollarë për të ndihmuar vendet fqinje. Deri tani vetëm një pjesë e vogël e këtyre ndihmë ka arritur të mblidhet, ndërkohë që nevoja për të ndihmuar Sirinë sot ndihet më shumë se kurdoherë tjetër.