Kuvajti; Vendet e botës të dënojnë ashpër veprimet e regjimit sionist
Parlamenti i Kuvajtit me anë të një deklarate ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të mbajë qëndrim të prerë kundër planit të aneksimit të rajonit BPLJ nga ana e regjimit sionist.
Agjencia Kods Arabic shkruan se parlamenti kuvajtian me anë të kësaj deklarate nga vendet e botës ka kërkuar të mbajë qëndrim kundër planit të regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ. Plani në fjalë është kundër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe godet rëndë procesin e paqes dhe të drejtën e palestinezëve për të krijuar shtetin e pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e Shenjtë. Parlamenti i Kuvajtit shpreh shqetësimin e thellë nga veprimet e regjimit sionist për aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara dhe është i mendimit se ky plan do të shkatërrojë paqen dhe infrastrukturën ekonomike të Palestinës. Nga qeveritë arabe dhe islame dhe nga qeveritë liridashëse në botë kërkohet të ndërmarrin veprime për tu përballur me regjimin sionist dhe për ta penguar këtë regjim të zbatojë planin e aneksimit, thuhet në deklaratën e lëshuar nga parlamenti i Kuvajtit. Mesa duket për momentin regjimi sionist e ka shtyrë për një afat tjetër zbatimin e planit për aneksimin e rajonit BPLJ.