OKB tepër e shqetësuar nga situata në Jemen
Koordinatorja e OKB për çështjet humanitare është shprehur tepër e shqetësuar nga gjendja e tmerrshme në Jemen.
Lise Grande, përmendi mungesën e theksuar të ushqimit në Jemen dhe përhapjen e virusit korona dhe theksoi se OKB nuk ka burimet e mjaftueshme për tu përballur me katastrofën njerëzore në Jemen. Sipas OKB jemeni ndodhet në gjendjen më të rëndë të krizës njerëzore në botë. Aktualisht 80% e popullsisë 29 milionëshe e Jemenit ka nevojë për ndihma humanitare përkundër pasojave të luftës së koalicionit saudit kundër Jemenit, edhe përhapja e virusit korona në këtë vend është kthyer në një sfidë tepër serioze sepse infrastruktura shëndetësore dhe mjekësore në këtë vend është shkatërruar për shkak të luftës. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.