OKB paraqet plan të ri për armëpushim në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98471-okb_paraqet_plan_të_ri_për_armëpushim_në_jemen
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paraqitur një plan të ri për t'i dhënë fund luftës në Jemen dhe këtë plan ua ka kumtuar të gjitha palëve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 11, 2020 12:03 Europe/Tirane
  • OKB paraqet plan të ri për armëpushim në Jemen

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paraqitur një plan të ri për t'i dhënë fund luftës në Jemen dhe këtë plan ua ka kumtuar të gjitha palëve.

Agjencia e lajmeve Anadoly duke cituar një burim të afërt me Martin Griffiths, të dërguarin special të OKB në Jemen, ka deklaruar se kjo organizatë ka prezantuar një plan të ri për t'i dhënë fund luftës në Jemen. Sipas këtij burimi, ky plan i është kumtuar të gjitha palëve të përfshira në konflikt si Arabisë Saudite, qeverisë në dorëheqje dhe qeverisë për shpëtimin kombëtar të Jemenit.

Ky burim i afërt me të dërguarin e OKB në Jemen ka thënë: "Plani i ri i OKB thekson vendosjen e armëpushimit gjithëpërfshirës në Jemen. Ky plan gjithashtu thekson dhënien fund e të gjitha operacioneve luftarake tokësore, ajrore dhe detare në Jemen".

Sipas planit të ri të OKB, formohet edhe një komitet për koordinim ushtarak i drejtuar nga OKB për të mbikëqyrë zbatimin e mirë të armëpushimit në Jemen. Në kuadër të këtij plani, parashikohet të zgjidhen edhe çështje të ndryshme si ajo e robërve të luftës, hapjes së aeroporteve dhe porteve sa më shpejtë që është e mundur.