Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestojnë 8 palestinezë në Kods
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98473-forcat_ushtarake_të_regjimit_sionist_arrestojnë_8_palestinezë_në_kods
Forcat ushtarake të regjimit sionist sot kanë sulmuar dhe bastisur lagjet palestineze në Kodsin e shenjtë dhe kanë arrestuar 8 palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 11, 2020 17:13 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestojnë 8 palestinezë në Kods

Forcat ushtarake të regjimit sionist sot kanë sulmuar dhe bastisur lagjet palestineze në Kodsin e shenjtë dhe kanë arrestuar 8 palestinezë.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Kodsin e shenjtë dhe në qytezën Al-Isavije. Si pasojë e këtij sulmi barbar, kanë shpërthyer përleshje të ashpra mes sionistëve dhe palestinezëve.

Dëshmitarët okularë kanë thënë se sionistët gjatë këtyre përleshjeve kanë përdorur plumba luftarak kundër palestinezëve. Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre përleshjeve kanë arrestuar 8 palestinezë.