Leja saudite për fotografimin e ‘modeleve’ në Medina ngjall polemika
Regjimi Saudit, i cili pretendon se është kujdestar i vendeve më të shenjta të myslimanëve, ka ngjallur polemikë të gjerë me dhënien e lejes për një set fotografie të supermodeleve ndërkombëtare në mbretërinë ultra-konservatore.
The Middle East Monitor zbuloi të enjten se regjimi në Riad, nën Princin e Kurorës Muhamed bin Salman, kishte lejuar Vogue Arabia - edicionin arab të revistës së njohur amerikane të modës- të "kryejë një sesion fotografimi të supermodeleve ndërkombëtare brenda sajtit historik Al-Ula ”në rajonin perëndimor të Medinës. Ky sajt është rreth 300 kilometra larg nga qyteti i shenjtë i Medinës dhe afër Mekës, të cilat janë dy qytetet e shenjta të komunitetit mysliman në të gjithë botën. Vendimi i diskutueshëm vjen pasi regjimi Al Saud në vitet e fundit ka qenë nën një presion të madh nga grupet e të drejtave të njeriut për keqtrajtim të grave dhe shtypjen e egër të disidentëve.