Moska: Terroristët e Idlibit përgjegjës për sulmin ndaj patrullave ruse
Korrik 15, 2020 06:45 Europe/Tirane
Qendra e pajtimit kombëtar në Siri e varur nga ministria e mbrojtjes e Rusisë njoftoi se sipas hulumtimeve është arritur përfundimi se terroristët e Idlibit janë përgjegjës për sulmin e djeshëm ndaj patrullave turke dhe ruse në veri të Sirisë.
Sipas agjencisë Rusia Today, qëllimi i këtij sulmi ishte sabotimi i përpjekjeve për të vendosur paqe në Idlib mirëpo patrullat ruse dhe turke kanë vazhduar misionin e tyre me vendosmëri. Qendra e pajtimit kombëtar të Rusisë në Siri pasi ka konfirmuar sulmi me bombë ndaj patrullave ruse deklaroi se në këtë sulm janë plagosur 3 ushtarë rusë por në formë të lehtë.
Tags