Turqia vazhdon operacionet ushtarake në veri të Irakut
Korrik 15, 2020 17:10 Europe/Tirane
Presidenti i Turqisë vuri në dukje vazhdimin e operacioneve ushtarake të Turqisë në veri të Irakut deri në realizimin e qëllimeve të caktuara.
Rexhep Taip Erdogan në mbledhjen e qeverisë vuri në dukje veprimet jashtë kufijve të Turqisë dhe tha: "Operacionet e sigurisë së brendshme dhe të jashtme ashtu siç janë programuar, do të vazhdojnë deri në realizimin e qëllimeve tona".
Presidenti i Turqisë shtoi: "Me të gjitha vendet të cilat kanë ndikim në rajonin tonë, jemi të gatshëm të bisedojmë dhe do ta ndjekim një diplomaci konstruktive".
Tags