Siria: OKB duhet të detyrojë Izraelin të përgjigjet
Përfaqësuesi i Sirisë në organizatat ndërkombëtare me qendër në Gjenevë ditën e enjte i ka kërkuar OKB që të detyrojë regjimin sionist të ndërpresë krimet dhe të rikthejë të drejtat e kombit palestinez dhe lartësitë e pushtuara Golan.
Hussam Eddin Ala e ka cilësuar të nevojshme dhe domosdoshme ndërhyrjen e OKB për ndërprerjen e krimeve të regjimit sionist dhe shkeljet që ka bërë ky regjim ndaj të drejtave të palestinezëve dhe rajonit Sirian Golan dhe ka thënë: vazhdimi i ndërtimit të kolonive sionist enë Palestinë dhe në lartësitë e pushtuara Golan të Sirisë dhe përpjekja për ndryshimin e demografisë së tyre është një veprim i rrezikshëm që duhet ndaluar. Ky diplomat Sirian tha se OKB është gjithmonë përgjegjëse për Palestinën ndërsa këshilli për të drejtat e njeriut në OKB duhet të shqyrtojë dhe regjistrojë gjithmonë shkeljet e Izraelit dhe tu kërkojë funksionarëve sionistë që të përgjigjen për veprimet e tyre. Përfaqësuesi i Sirisë gjithashtu e ka cilësuar të domosdoshme heqjen e bllokadës së Gazës dhe lirimin e menjëhershëm të të burgosurve palestinezë.