Shtohet numri i të infektuarve me virusin Korona në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98769-shtohet_numri_i_të_infektuarve_me_virusin_korona_në_izrael
Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka njoftuar për shtimin e numrit të personave të infektuar me virusin Korona duke shkuar në mbi 48 mijë persona dhe si pasojë janë futur në karantinë me mijëra ushtarë sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2020 10:38 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të infektuarve me virusin Korona në Izrael

Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka njoftuar për shtimin e numrit të personave të infektuar me virusin Korona duke shkuar në mbi 48 mijë persona dhe si pasojë janë futur në karantinë me mijëra ushtarë sionist.

Agjencia e lajmeve "Al-Nashre" njoftoi se ministria e shëndetësisë së regjimit sionist ka deklaruar: "Me regjistrimin e rasteve të reja të personave të infektuar me virusin Korona në mesin e sionistëve, numri i personave të infektuar me virusin Korona në Izrael ka shkuar në 48.365 persona".

Sipas ministrisë së shëndetësisë së regjimit sionist, numri i të vdekurve nga virusi Korona në territoret e pushtuara ka shkuar në 401.

Ministria e shëndetësisë së regjimit sionist gjithashtu ka njoftuar për infektimin e 801 ushtarëve sionist me virusin Korona dhe ka thënë: "10.615 ushtarë janë futur në karantine".