Vizita e kryeministrit irakian në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98814-vizita_e_kryeministrit_irakian_në_teheran
Mustafa Kadhemi, kryeministër i Irakut në krye të një delegacioni të lartë ditën e martë do të vizitojë Teheranin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 21, 2020 07:37 Europe/Tirane
  • Vizita e kryeministrit irakian në Teheran

Mustafa Kadhemi, kryeministër i Irakut në krye të një delegacioni të lartë ditën e martë do të vizitojë Teheranin.

Mustafa Kadhemi, kryeministër i Irakut pritet të takohet me Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit me të cilin do të diskutojë për marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet rajonale dhe për mënyrën e bashkëpunimit mes Iranit dhe Irakut. Kryeministri i Irakut në këtë vizitë dy ditore të tij pritet të takohet edhe me liderin suprem të revolucionit islamik, kryetarin e parlamentit dhe sekretarin e këshillit të lartë të sigurisë kombëtare të Iranit. Kryeministri irakian përpara sesa të vizitonte Teheranin, kishte programuar një vizitë në Riad të Arabisë Saudite, e cila u anulua për shkak të shtrimit në spital të mbretit Selman të Arabisë Saudite.