Ushtria Siriane kap dronin më sekret në botë
(last modified Wed, 22 Jul 2020 19:09:06 GMT )
Korrik 22, 2020 21:09 Europe/Tirane
  • Ushtria Siriane kap dronin më sekret në botë

Ushtria Siriane ka arritur të kapë dronin më të fshehtë në botë për vetëm 100 dollarë.

Ushtria Siriane arriti të realizonte Misionin e pamundur duke kapur një prej dronëve më të fshehtë në botë - Black Hornet 3, një nga dronët më të vegjël të zbulimit taktik në botë. Kapja e dronit ishte e mundur falë një arme elektronike dhe droni e hodhi veten në krahët e gjahtarëve të tij, duke humbur të gjitha lidhjet me operatorin e tij. Për momentin, nuk dihet saktë se kush e ka kontrolluar këtë mjet ajror pa pilot, megjithatë, një gjë është e sigurt: ky lloj droni ka një rreze shumë të kufizuar fluturimi, dhe për këtë arsye mendohet se droni kaq i vogël dirigjohej nga militantët në zonë, me shumë mundësi forcat pro-turke, për të vëzhguar lëvizjet e ushtrisë siriane në përgjithësi dhe më veçanërisht të ushtrisë ruse. Ekspertët besojnë se ata do të jenë në gjendje të japin një gjykim përfundimtar për identitetin e dronit të kapur nga ushtria siriane pas një ndërhyrje të vogël inxhinierike të kundërt.