Pesë të vrarë nga shpërthimi i një autobombe në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98887-pesë_të_vrarë_nga_shpërthimi_i_një_autobombe_në_siri
Shpërthimi i një autobombe në veriperëndim të provincës Hasake në verilindje të Sirisë, ka shkaktuar vrasjen e pesë personave dhe ka plagosur disa të tjerë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 23, 2020 14:23 Europe/Tirane
  • Pesë të vrarë nga shpërthimi i një autobombe në Siri

Shpërthimi i një autobombe në veriperëndim të provincës Hasake në verilindje të Sirisë, ka shkaktuar vrasjen e pesë personave dhe ka plagosur disa të tjerë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se një autobombë ka shpërthyer ditën e enjte në qytetin Ra’sul-Ajn ku janë të vendosur grupet militante të armatosura të mbështetura ngas Turqia.

Vlen të theksohet se rajonet veriore të Sirisë në të cilat janë vendosur grupet e armatosura terroriste të mbështetura nga Turqia dhe gjithashtu forcat militante kurde të mbështetura nga Amerika kohë pas kohe po shndërrohen në arena të sulmeve dhe shpërthimeve terroriste që kryesisht po kryhen me bomba dhe autobomba në qytete të ndryshme.