Nis ceremonia e Haxhit nën masa të rrepta shëndetësore
(last modified Wed, 29 Jul 2020 06:18:24 GMT )
Korrik 29, 2020 08:18 Europe/Tirane
  • Nis ceremonia e Haxhit nën masa të rrepta shëndetësore

Pelegrinët e Shtëpisë së Zotit kanë nisur ceremoninë e haxhit nën masa të rrepta shëndetësie dhe higjienike të përcaktuara nga ministria e shëndetësisë dhe e haxhit e Arabisë Saudite me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit korona tek pelegrinët.

Kjo është hera e parë që pelegrinët do të futen vetëm në një anë të Shtëpisë së Zotit për të kryer ritin e haxhit. Duke marrë parasysh përhapjen e virusit korona, sivjet ceremonia e haxhit organizohet me një numër shumë të vogël pelegrinësh të cilët numërohen 10 mijë njerëz të cilët janë që të gjithë shtetas të Arabisë saudite ose të huaj me qëndrim në Arabinë Saudite. Sipas njoftimeve nga Arabia Saudite, pelegrinët nesër nga Menaja do të shkojnë në Arafat që është pjesa më e rëndësishme e ceremonisë së haxhit. Vitin e kaluar në ceremoninë e haxhit morën pjesë 2.5 milion pelegrinë. Sipas statistikave, deri tani në Arabinë saudite janë regjistruar të infektuar me virusin korona rreth 271 mijë njerëz nga të cilët 2800 kanë humbur jetën.

Tags