Jordanezët kundër aneksimit të rajonit BPLJ
Në sondazhet më të fundit të mbajtur në Jordani vihet re se 83% e të anketuarve janë kundër aneksimit të rajonit BPLJ nga ana e regjimit sionist.
Sipas një artikulli të gazetës Anebat të Jordanisë, 91% e të anketuarve janë shprehur të kënaqur nga përpjekja e mbretit Abdullah i Dytë për të parandaluar aneksimin e rajonit BPLJ në territoret e pushtuara. 76% e të anketuarve gjithashtu planin e regjimit sionist për aneksimin e këtij rajoni e kanë cilësuar si faktor negativ në stabilitetin e brendshëm të Jordanisë. Regjimi sionist kishte planifikuar aneksimin e rajonit BPLJ që në fillim të korrikut por për shkak të presioneve të shumta është detyruar ta shtyjë zbatimin e planit në një datë të dytë.