Forcat ushtarake sioniste sulmojnë Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99232-forcat_ushtarake_sioniste_sulmojnë_bregun_perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa palestinezë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 02, 2020 10:31 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste sulmojnë Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa palestinezë.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre sulmeve janë përleshur me palestinezët dhe kanë rrahur fizikisht ata.

Sipas dëshmitarëve okularë, forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre përleshjeve kanë hapur zjarre me plumba luftarakë në drejtim të palestinezëve dhe kanë arrestuar disa qytetarë palestinezë.

Forcat ushtarake të regjimit sionist në kuadër të zgjerimit të politikave pushtuese të tyre, për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë me dhjetëra palestinezë me pretendime të kota.