Siri: Zbulohen bomba prodhim amerikan dhe i regjimit sionist
Gusht 05, 2020 19:12 Europe/Tirane
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane (SANA), forcat siriane të sigurisë zbuluan sasi të mëdha armësh, përfshirë mina dhe bomba të prodhuara nga SH.B.A. dhe regjimi sionist, në jug të Sirisë.
Një burim i sigurimit sirian tha se në kohën e pastrimit të zonave të çliruara nga ushtria siriane në jug të vendit, në një prej vendstrehimeve të terroristëve janë gjetur më shumë se 180,000 plumba dhe përveç predhave dhe granatave janë gjetur raketa të tipit RPG. Shtetet e Bashkuara, regjimi sionist dhe disa vende arabe përreth Gjirit Persik gjatë krizës siriane kanë shpenzuar 440 miliardë dollarë në mbështetje të grupeve terroriste.
Tags