Liga Arabe kërkon përshpejtimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99336-liga_arabe_kërkon_përshpejtimin_e_dërgimit_të_ndihmave_humanitare_në_liban
Liga Arabe ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga organizatat e ndihmave emergjente arabe dhe botërore që të përshpejtojnë në dërgimin e ndihmave humanitare për Libanin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 06, 2020 14:56 Europe/Tirane
  • Liga Arabe kërkon përshpejtimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Liban

Liga Arabe ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga organizatat e ndihmave emergjente arabe dhe botërore që të përshpejtojnë në dërgimin e ndihmave humanitare për Libanin.

Agjencia e lajmeve Al-Nashre njoftoi se Ahmed Al-Ghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, ka theksuar nevojën e lëvizjes së shpejtë për dërgimin e ndihmave humanitare në Liban për t’u përballur me tragjedinë e tmerrshme.

Burimet informative të martën pasdite njoftuar për ndodhjen e një shpërthimi të tmerrshëm në portin e Bejrutit ku sipas raporteve më të fundit numri i viktimave ka shkuar mbi 135 persona dhe numri i personave të plagosur ka shkuar në rreth 5 mijë persona.