OKB dënon Arabinë Saudite për sulmet në Jemen
Organizata e Kombeve të bashkuara dënoi krimet e fundit të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB dënoi ashpër sulmet e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në provincën Xhuf të Jemenit ku janë vrarë dhe janë plagosur me dhjetëra persona civil. " Martin Griffiths theksoi se burimet informative kanë raportuar se gjatë këtij sulmi janë vrarë me dhjetëra civilë mes tyre edhe gra dhe fëmijë. Ndërkohë edhe Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, dënoi sulmin e fundit të regjimit Al Saud në provincën Xhuf në veriperëndim të Jemenit. Antonio Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB, dënoi ashpër sulmin e avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në zonat e banuara nga civilët në provincën Xhuf dhe kërkoi kryerjen e hetimeve urgjente në lidhje me këtë sulm. Nga ana tjetër, edhe organizata e Mjekët pa Kufi dënoi këtë sulm të avionëve luftarakë të regjimit Al Saud dhe deklaroi se ekipet mjekësore të kësaj organizate në provincën Xhuf kanë kuruar mbi 40 persona të plagosur nga ky sulm. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.