Protesta të dhunshme në Bejrut
Mijëra libanezë po përleshen me policinë në rrugët e Bejrutit, katër ditë pas shpërthimit të madh që la pas të paktën 1 polic të vrarë dhe 180 të plagosur.
Protestuesit janë përleshur me policinë, e cila nga ana tjetër është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Ata bëjnë përgjegjëse klasën e korruptuar politike për shpërthimin dhe për krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. Mijëra libanezë, të zemëruar me udhëheqësit e tyre politikë, po protestojnë sërish nëpër rrugët e kryeqytetit të shkatërruar Bejrutit, katër ditë pas një shpërthimi të fuqishëm që la të paktën 154 viktima. Disa prej protestuesve janë përleshur me policinë, e cila nga ana tjetër është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës. Shpërthimi i së martës shkatërroi disa pjesë të qytetit dhe ri zgjoi zemërimin e ngulitur thellë për klasën e korruptuar politike. Shpërthimi u shkaktua nga një sasi e konsiderueshme e nitratit të amonit që ishte sekuestruar nga një anije, por nuk ishte zhvendosur nga magazinat e portit. Qeveria është zotuar të gjegjë përgjegjësit, por në Liban ka një nivel të lartë mosbesimi, ku tetorin e kaluar filloi një lëvizje e madhe anti-qeveritare e nxitur edhe nga kriza ekonomike dhe zhvlerësimi i monedhës.