Sionistët sulmojnë Bregun Perëndimor dhe arrestojnë disa palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur disa rajone të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa palestinezë.
Agjencia e lajmeve Palestine Al-Jeum njoftoi se si pasojë e këtyre sulmeve të sionistëve, kanë shpërthyer edhe përleshje mes forcave ushtarake të regjimit sionist dhe palestinezëve dhe gjatë këtyre përleshjeve, forcat sioniste kanë arrestuar disa palestinezë.
Gjithashtu forcat e artilerisë së regjimit sionist sot kanë sulmuar dhe bombarduar një prej kullave vëzhguese të Rezistencës së Palestinës në lindje të Dejr Al-Balah në qendër të Rripit të Gazës.
Vlen të theksohet se sulmet e forcave ushtarake të regjimit sionist kundër rajoneve të ndryshme të Palestinës janë shtuar në masë madhe që nga janari i vitit 2020.