Princi saudit bin Selman thirret nga një gjykatë në Amerikë
Një gjykatë në Uashington ka dhënë urdhër për paraqitjen e Muhamed bin Selman princi i kurorës i Arabisë saudite së bashku me disa zyrtarë të këtij vendi.
Thuhet se thirrja që ka bërë gjykata amerikane ka të bëjë me dosjen e Saad Xhaberi ish agjent i shërbimit sekret të Arabisë Saudite, i cili ndiqet nga shërbimi informativ i këtij vendi. Përveç princit saudit, thirrje për paraqitje në gjykatë është bërë edhe për 13 zyrtarë të tjerë të lartë të Arabisë Saudite mes tyre Muhamed bin Najef. Sipas pretendimeve në dosjen e Xhaberi, princi i Arabisë Saudite, bin Selman në vitin 2018 ka dërguar një ekip për vrasjen e tij në Kanada, por komploti ishte neutralizuar nga autoritetet kanadeze. Thuhet se Xhaberi posedon dokumente shumë të rëndësishme dhe Muhamed bin Selman është i frikësuar nga përhapja e këtyre informacioneve. Deri tani zyra mediatike e qeverisë saudite nuk ka reaguar ndaj kësaj kërkesë të gjykatës amerikane.