OKB dërgon ndihma humanitare në Liban
(last modified Tue, 11 Aug 2020 13:06:06 GMT )
Gusht 11, 2020 15:06 Europe/Tirane
  • OKB dërgon ndihma humanitare në Liban

Për shkak të shkatërrimit të depos së vetme të Libani me rezerva të grurit nga shpërthimi në portin e Bejrutit, Programi Botëror për Ushqim do të dërgojë 50 mijë tonë miell të grurit në Liban.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Programi Botëror për Ushqim ka deklaruar se si pasojë e shkatërrimit të depos së vetme të grurit të deponuar për Libanin, do t’i dërgojë 50 mijë tonë miell të grurit për t’u siguruar se nuk do të ketë mungesë të grurit në Liban.

Sipas raportit të zyrës për koordinimin e çështjeve humanitare të OKB, rezervat ekzistuese të miellit në Liban plotësojnë nevojat për 6 javë të këtij vendi.

Pjesa e parë e kësaj ngarkese do të jetë në sasi 17.5 mijë tonë miell të grurit dhe do të arrijë gjatë dhjetë ditëve të ardhshme në Liban për t’i plotësuar nevojat e furrave të bukës në Liban.

OKB ka deklaruar se Libani ka nevojë për ndihma urgjente në vlerë të 117 milionë dollarë për t’u përballur me pasojat e krijuara për shkak të shpërthimit që ndodhi në Liban.  

Tags