Forcat shumëkombëshe vendosen në Bejrut
Franca, Britania dhe Gjermania duke pretenduar se duan të ndihmojnë popullit libanez, kanë dërguar 3 anije luftarake në portin e Bejrutit.
HMS Enterprise, është një prej anijeve luftarake angleze që me pretekstin e ndihmës për popullin libanez është futur në portin e Bejrutit. Sipas autoriteteve angleze, anija është dërguar nga Qipro për në Bejrut. Nga ana tjetër forcat detare të Francës kanë njoftuar se anija luftarake Tonnerre është nisur nga porti Tolon i Francës për në portin e Bejrutit. Kjo është një anije amfibe që mbart 700 forca ushtarake dhe sipas autoriteteve franceze ajo do të dërgojë ndihma humanitare në Liban. Një anije luftarake gjermane e cila aktualisht është pjesë e forcave UNIFEL është larguar dje nga Qipro për në drejtim të Bejrutit. Qëllimi i dërgimit të kësaj anije është mbështetja për Libanin.