Emiratet e Bashkuara Arabe u përkulën përpara Izraelit
Trump njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli kanë rënë dakord për të vendosur marrëdhënie diplomatike.
Edhe pse ky autogol i Emirateve të Bashkuara Arabe nuk ishte i papritur për botën islame, në fakt, në situatën aktuale, Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë bërë dhuratën më të madhe presidentit Trump që ky i fundit të plotësojë kutinë e tij të zbrazët të votimit për sa i përket politikës së jashtme. Trump e quajti këtë njoftimin historik, mbase sepse thika e Emirateve të Bashkuara Arabe është thikë e parë që pas 70 vitesh godet pas shpine rezistencës myslimane në të gjithë botën. Emiratet e Bashkuara Arabe kishin nisur procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin në forma të tilla si shkëmbimet e sportistëve, turizmi, shërbimet e aeroportit, etj., por nga njëra anë zyrtarisht legjitimuan marrëdhëniet me Izraelin në kushtet e brishta ku ndodhet ky regjim në rajon dhe nga ana tjetër në kohën kur Netanyahu është duke u përballur me krizën më të madhe të brendshme. Nga ana tjetër, kjo do të thotë që bin Zayed nuk njeh ndonjë vijë të kuqe për t'u qëndruar në fron. Natyrisht, ai mendon se ky qëndrim në fron do të jetë më e arritshme me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Në një vështrim më të gjerë, mund përfytyrohet se më pas do të ndodhë normalizimi i marrëdhënieve me Izraelin, nga Arabia Saudite dhe Bahrejn. Sipas Trump, Emiratet e Bashkuara Arabe theu akullin dhe u bë pararendësi i ngjarjes më tragjike të shekullit të kaluar në botën islamike. Tani është radha e të tjerëve të mos qëndrojnë pas. Një zyrtar i afërt me bin Selman kishte thënë më parë se bin Selman kishte njoftuar Mahmud Abbas për ditë të tilla.