Guri i lojës i Muhamed Bin Zajed
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99536-guri_i_lojës_i_muhamed_bin_zajed
Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vitet e fundit janë përfshirë në shumë krizat rajonale, siç janë kriza humanitare dhe pushtimi i Jemenit, tani po ndërmarrin një hap të madh drejt ndërtimit të një Lindje të Mesme të infektuar, duke bashkëpunuar me sionizmin, duke tradhtuar kauzën palestineze dhe më në fund duke u futur në lojën e Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 16, 2020 06:08 Europe/Tirane
  • Guri i lojës i Muhamed Bin Zajed

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat vitet e fundit janë përfshirë në shumë krizat rajonale, siç janë kriza humanitare dhe pushtimi i Jemenit, tani po ndërmarrin një hap të madh drejt ndërtimit të një Lindje të Mesme të infektuar, duke bashkëpunuar me sionizmin, duke tradhtuar kauzën palestineze dhe më në fund duke u futur në lojën e Trump.

Me fjalë të tjera, kthimi e supeve ose tradhtimi i çështjes palestineze është interpretimi i parë dhe mbase më i miri që mund të përdoret mbi përpjekjen e liderëve të Emirateve të Bashkuara për të vendosur marrëdhënie zyrtare me regjimin sionist. Emiratet e Bashkuara Arabe është vendi i parë në Gjirin Persik dhe shteti i tretë arab pas Egjiptit dhe Jordanisë që vendos marrëdhënie diplomatike me regjimin pushtues dhe në axhendën e saj vendosi hapjen e një ambasade. Tani, sipas France 24, megjithëse e gjithë Lindja e Mesme është në gjendje shoku, në radhë të parë janë palestinezët ata që mendojnë se janë shënjestruar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe pse Emiratet e Bashkuara Arabe dhe regjimi sionist kanë bashkëvepruar në fshehtësi për vite, njoftimi zyrtar dhe i hapur i çështjes në media nga zyrtarët amerikanë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është një veprim i dyshimtë që tregon qëllime dhe plane të këqija për të ardhmen e botës islame dhe Lindjen e Mesme. Edhe pse zyrtarë të Emirateve dhe disa prej aleatëve të tij, siç është Bahrejni, po përpiqen që këtë tradhti ta paraqesin si një sukses për arabët në këmbim të akordit të drejtuesve të Tel Avivit për të mos aneksuar Bregun Perëndimor, historia e sionistëve për neglizhencën dhe mosrespektimin e angazhimeve është ilustruar nga Donald Trump. Pas kësaj princi i Kurorës i Emiratet e Bashkuara Arabe, Muhamed bin Zajed, nuk mund të jetë më i lumtur me këtë iluzion. Një numër i sundimtarëve arabë nuk e kanë kuptuar ende kërcënimin dhe për më tepër shtyrja e afatit të aneksimit të Bregut Perëndimor është vetëm një derdhi nga Shtëpia e Bardhë për t'i mashtruar ata. Pallati i zbrazët i ndërtuar mbi premtimet dhe mashtrimet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit së shpejti do të shkatërrohet mbi kokat e tyre. Disa orë pas shpalljes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve midis të dy palëve, themelet e pallatit u tronditën. Deklarata nga ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe në Shtetet e Bashkuara se Izraeli kishte hequr dorë nga vendimi i tij për aneksimin e Bregut Perëndimor nuk kishte përfunduar ende kur kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu në një mesazh televiziv në hebraisht deklaroi se ai po ndiqte politikat e tij të mëparshme në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara. "Plani im për të aneksuar Bregun Perëndimor në Izrael nuk ka ndryshuar," tha ai.