Siria përjashton çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara
Siria përjashton çdo negociatë me Shtetet e Bashkuara para tërheqjes së forcave okupuese amerikane nga territori i saj.
Në një intervistë ekskluzive për kanalin televiziv Al-Mayadeen, Busaina Shaban, këshilltare politike dhe mediatike e Presidentit sirian, tha se roli kryesor i Sirisë brenda boshtit të Rezistencës shpjegon luftën që u nis kundër sirianëve. "Përgjigja jonë për të gjitha mesazhet që Shtetet e Bashkuara na dërgojnë është e thjeshtë: ne refuzojmë çdo negociatë para largimit të ushtrisë amerikane nga Siria", deklaroi Busaina Shaaban, duke theksuar se Siria nuk do të hiqte dorë kurrë nga asnjë pjesë e territorit të saj kombëtar. Sekretari amerikan i Shtetit zbuloi kohët e fundit se Donald Trump i dërgoi një letër homologut të tij sirian në lidhje me një shtetas të Shteteve të Bashkuara, i cili u arrestua në Siri. E pyetur në lidhje me marrëveshjen e fundit të normalizimit të nënshkruar midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, këshilltarja politike dhe mediatike e Bashar Asadit u përgjigj: "Unë nuk e di atë që duan të arrijnë Emiratet duke përmbyllur këtë marrëveshje, por kam një pyetje të thjeshtë për vendet që po normalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin: çfarë shpresoni të fitoni?"