Martirizohen dy komandantë të lëvizjes Ansarullah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99693-martirizohen_dy_komandantë_të_lëvizjes_ansarullah
Lëvizja Ansarullah e Jemenit njoftoi martirizimin e dy komandantëve të saj gjatë luftimeve me forcat e qeverisë së dorëhequr të Jemenit në kufirin e provincës Xhuf.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 24, 2020 17:57 Europe/Tirane
  • Martirizohen dy komandantë të lëvizjes Ansarullah

Lëvizja Ansarullah e Jemenit njoftoi martirizimin e dy komandantëve të saj gjatë luftimeve me forcat e qeverisë së dorëhequr të Jemenit në kufirin e provincës Xhuf.

Lajmi është bërë i ditur nga Husein Aza, zv/ministër i jashtëm i qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen i cili deklaroi se Aza Saleh Mutlak Dahavat, kreu i shtabit të ushtrisë së zonës 6 të varur nga ministria e mbrojtjes në Sana dhe Ruhullah Zajd Ali Mosleh një prej komandantëve dhe djali i një prej themeluesve të lëvizjes Ansarullah, u martirizuan në luftimet me forcat e qeverisë së dorëhequr të ish presidentit Abdarabuh Mansur Hadi. Vlen të theksohet se ky i fundit ndodhet në Arabinë Saudite e cila ka nisur një agresion kundër Jemenit që prej 26 marsit 2015.