Nasrullah: Rezistenca kurrë nuk do të njohë zyrtarisht regjimin sionist
(last modified Sun, 30 Aug 2020 19:05:58 GMT )
Gusht 30, 2020 21:05 Europe/Tirane
  • Nasrullah: Rezistenca kurrë nuk do të njohë zyrtarisht regjimin sionist

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit deklaroi se mesazhi i Ashures është rezistenca përballë shtypjes dhe poshtërimit dhe tha se Hezbullahu kurrë nuk do të heqë dorë nga rezistenca dhe armiqësia me regjimin sionist.

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit në një fjalim me rastin e ditës së Ashures, deklaroi se lufta sot në rajon është përballja e së drejtës me të keqen dhe shtoi: Hezbullahu dhe rezistenca islamike në ditën e dhjetë të muajit të Muharremit thekson gatishmërinë e saj për t’i qëndruar pranë çdo grupi që është i gatshëm të përballet me regjimin sionist. Sejed Hasan Nasrullah pasi vuri në dukje se amerikan kërkon të sundojë dhe grabisë pasuritë e vendeve të rajonit mes tyre Jemenit, Sirisë dhe Irakut dhe është armiku i përhershëm me Iranin shtoi: përballë agresionit nuk ka rrugë tjetër përveçse qëndresës dhe përballjes. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit kompromisin e arritur nga EBA me regjimin sionist e konsideroi poshtërim të madh për këtë vend dhe tradhti ndaj botës arabe dhe shtoi: sionistët u kanë marrë fytyrën emiratasve duke mos pranuar që të ndërpresin planin për aneksimin e rajonit BPLJ dhe duke kundërshtuar shitjen e avionëve F-35 EBA. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut lidhur me gjendjen në Liban tha: Libani ka nevojë për kryeministër që të jetë në gjendje të përmirësojë situatën ekonomike dhe jetesën e njerëzve si dhe të realizojë rindërtimin me anë të reformave.