Mishel Aun: Ka ardhur koha tu jepet fund komploteve kundër Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99834-mishel_aun_ka_ardhur_koha_tu_jepet_fund_komploteve_kundër_libanit
Presidenti i Libanit ka thënë se ka ardhur koha tu jepet fund komploteve të cilat në çdo lloj forme mundohen të pengojnë rrjedhën e reformave në vend.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 31, 2020 05:24 Europe/Tirane
  • Mishel Aun: Ka ardhur koha tu jepet fund komploteve kundër Libanit

Presidenti i Libanit ka thënë se ka ardhur koha tu jepet fund komploteve të cilat në çdo lloj forme mundohen të pengojnë rrjedhën e reformave në vend.

Mishël Aun, presidenti i Libani në një fjalim të tij me rastin e përvjetorit të krijimit të vendit të madh të Libanit tha se sot Libani ndodhet në një krizë të pashoq e cila është krijuar nga depozitimi i disë viteve krizë politike, ekonomike dhe financiare të cilat kanë shkaktuar shpërthimin e kushteve të jetesës. Presidenti i Libanit tha se ndarja proporcionale sipas etnive dhe besimeve që është në Liban aktualisht është bërë pengesë për progresin e Libanit dhe për luftën kundër korrupsionit dhe nga ana tjetër ka krijuar mosmarrëveshje dhe përçarje. Mishel Aun deklaroi se popullit kërkon ndryshime thelbësore në strukturën e vendit dhe tani ka ardhur koha për ndryshim. Presidenti i Libanit tha se këtij vendi i duhet një qeveri e denjë për të kryer reforma dhe për të garantuar zbatimin e kushtetutës si mbrojtëse e ligjeve për të gjithë dhe të krijojë një të ardhmen për popullin libanez dhe jo për krerët e grupeve të ndryshme.