Deklaratë e përbashkët e Amerikës, regjimit sionist dhe EBA
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99854-deklaratë_e_përbashkët_e_amerikës_regjimit_sionist_dhe_eba
Amerika, regjimi sionist dhe EBA ditën e hënë dolën me një deklaratë të përbashkët ku kanë justifikuar kompromisin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Abu Dhabit dhe Tel Avivit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 01, 2020 04:28 Europe/Tirane
  • Deklaratë e përbashkët e Amerikës, regjimit sionist dhe EBA

Amerika, regjimi sionist dhe EBA ditën e hënë dolën me një deklaratë të përbashkët ku kanë justifikuar kompromisin dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Abu Dhabit dhe Tel Avivit.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në këtë deklaratë thuhet: Marrëveshja e kompromisit e arritur mes EBA dhe Izraelit me mbështetjen e Amerikës është nënshkruar më 13 gusht 2020. Aj ishte një veprim i guximshëm që përcjell metodë të re për zgjidhjen e problemeve dhe një rast historik për krijimin e marrëdhënieve natyrale. Deklarata pretendon se marrëveshja Abu Dhabi-Tel Aviv ka ndërprerë planin e regjimit sionist për aneksimin e disa rajoneve të palestinezëve. Kjo është në kohën kur autoritet e regjimit sionist menjëherë pas  nënshkrimit të marrëveshjes me EBA kanë thënë se aneksimi i territoreve palestineze vetëm sa është shtyrë. Deklarata gjithashtu thekson bashkëpunimin e EBA dhe regjimit sionist në fushën e turizmit, kulturës, ekonomisë, transportit ajror, shëndetësisë dhe investimeve. EBA dh regjimi sionist nënshkruan një marrëveshje më 13 gusht për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Ky veprim i EBA është dënuar nga shumë vende islamike dhe sidomos nga grupet palestineze.