Bën betimin qeveria e re e Sirisë
Qeveria e re e Sirisë e kryesuar nga kryeministri Husein Arnous, ka bërë betimin përpara preidenit Bashar Asad.
Bashar Asad më 25 gusht me anë të një urdhri ka zgjedhur Husein Arnous në postin e kryeministrit të vendit. Anëtarët e rinj të qeverisë siriane pasi të bëjnë betimin do të takohen me presidentin Bashar Asad. Presidenti sirian mbështetjen e prodhimit e cilësoi rrugën më të mirë për tu përballur me sanksionet ekonomike dhe bllokadën e vendosur nga Amerika kundër Damaskut. Presidenti i Sirisë në takim me kryeministrin e ri ka përcaktuar vijat për zgjidhjen e problemeve ekonomike të vendit. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të territoreve siriane nga grupet terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Ushtria siriane duke marrë ndihmë nga këshilltarët e Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë, i ka dhënë fund dosjes së pranisë së ISIS në këtë vend.