-
Netanyahu: Nëse Hamasi nuk i liron pengjet të shtunën, lufta do të rifillojë
Shkurt 12, 2025 06:45Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist, kërcënoi se nëse nuk lirohen pengjet nga grupi Hamas të shtunën, vendi i tij do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit me këtë grup dhe do të rifillojë luftën në Gaza.
-
Mbreti i Jordanisë pas takimit me Trumpin: Qëndrimi ynë i palëkundur është rindërtimi i Gazës pa zhvendosur palestinezët
Shkurt 12, 2025 06:44Mbreti i Jordanisë, në një takim me presidentin amerikan në Uashington, përsëriti qëndrimin e palëkundur të Jordanisë kundër shpërnguljes së palestinezëve.
-
Përgjigja e Egjiptit për Trumpin: Nuk do të veçojmë tokë për banorët e Gazës
Shkurt 12, 2025 06:43Në përgjigje të planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump, Egjipti ka theksuar se nuk do të ndajë asnjë copë tokë për ndëtim vendbanimesh për palestinezët e Gazës.
-
Ahmed Al-Sharaa: Plani i Trumpit për Gazën është një krim
Shkurt 12, 2025 06:41Presidenti i ri i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, tha se plani i presidentit amerikan Donald Trump për të dëbuar palestinezët nga Gaza dhe për të aneksuar territorin është "një krim serioz, që përfundimisht do të dështojë”.
-
Jemeni paralajmëron Izraelin kundër rifillimit të sulmeve në Gaza
Shkurt 12, 2025 06:39Lëvizja "Ansarullah" e Jemenit njoftoi se është e gatshme të sulmojë regjimin okupator izraelit nëse ai rifillon sulmet e tij në Gaza dhe nuk i përmbahet marrëveshjes së armëpushimit.
-
Regjimi sionist po ndërton 9 baza ushtarake në Siri
Shkurt 11, 2025 16:27Regjimi sionist njoftoi për vendimin e tij për të pushtuar territorin sirian për një kohë të gjatë dhe raportoi se Izraeli po ndërton nëntë baza në territorin sirian.
-
Deklarata e Hamasit për arsyen e shtyrjes së lirimit të të burgosurve sionistë
Shkurt 11, 2025 16:27Pas pengimit të procesit të zbatimit të marrëveshjes së armëpushimit nga regjimi izraelit dhe deklaratave të fundit të kryeministrit të regjimit dhe presidentit amerikan në lidhje me Rripin e Gazës, zëdhënësi i Brigadave Kataib al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, ka njoftuar shtyrjen e shkëmbimit të të burgosurve me regjimin izraelit.
-
Rritet numri i dëshmorëve në Gaza
Shkurt 11, 2025 16:27Numri i dëshmorëve nga sulmet e regjimit sionist është rritur në 48,219, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 111,665.
-
33 ditë protesta në digën Tishrin kundër sulmeve të ushtrisë turke
Shkurt 11, 2025 16:26Protesta e banorëve të veriut dhe lindjes së Sirisë mbi digën Tishrin kundër sulmeve të ushtrisë turke dhe grupeve të armatosura të lidhura me të, ka hyrë në ditën e 33-të.
-
Hamdan : Shtyrja e afatit të dorëzimit të të burgosurve izraelitë është për shkak të pengesave të pushtuesve
Shkurt 11, 2025 04:07Një zyrtar i lartë i Hamasit njoftoi se pengesat e regjimit sionist janë shkak për shtyrjen e afatit të dorëzimit të të burgosurve izraelitë.