Guterres kërkon buxhet 35 miliardë dollarë për të luftuar Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100040-guterres_kërkon_buxhet_35_miliardë_dollarë_për_të_luftuar_korona
Sekretari i Përgjithshëm i KB ka kërkuar një fond pre 35 miliardë dollarë për të luftuar virusin Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 10, 2020 16:37 Europe/Tirane
  • Guterres kërkon buxhet 35 miliardë dollarë për të luftuar Korona

Sekretari i Përgjithshëm i KB ka kërkuar një fond pre 35 miliardë dollarë për të luftuar virusin Korona.

Sipas Reuters, António Guterres të enjten bëri thirrje që 35 miliardë dollarë të tjerë të mblidhen për programin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të luftuar virusin korona, duke thënë se Kombet e Bashkuara do të adresojnë shqetësimet duke siguruar informacion bazuar në vlefshmërinë shkencore të vaksinës Covid-19. Guterres shtoi se Kombet e Bashkuara, së bashku me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe agjenci të tjera, po punojnë me mediat sociale për të ndaluar rrjedhën e keqinformimit. Ai gjithashtu tha se efektiviteti i një vaksine për shumicën e burrave, grave dhe fëmijëve në të gjithë botën kërkon më shumë besim dhe gatishmëri për ta pranuar atë pasi mosbesimi ndaj vaksinave në të gjithë botën po rritet. Guterres është i shqetësuar për raportet nga pjesë të mëdha të popullsisë në disa vende se ata hezitojnë ose nuk dëshirojnë të marrin vaksinën Covid-19 duke thënë se " Ky proces ngre dyshime për vaksinën”.