Trump: Unë e shpëtova Bin Selman
Sipas AFP, një libër i ri tregon Presidentin e SHBA Donald Trump duke thënë se ai e shpëtoi Princin e Kurorës Saudite nga zbulimi i mëtejshëm i fakteve mbi vrasjen e gazetarit saudit Jamal Khashoggi.
Në një nga 18 intervistat me reporterin hulumtues Bob Woodward, Trump mbrojti Princin e Kurorës Saudite Muhamed bin Selman në lidhje me vrasjen brutale të Khashoggi brenda konsullatës Saudite në Stamboll. Sipas një pjese nga libri "Rage", i botuar të enjten nga Business Insider, Trump i thotë Woodward: "Unë e shpëtova atë (bin Selman)" "Unë arrita të bind Kongresin të heqë dorë nga ai (bin Salman). Unë arrita t'i bind ata që të heqin dorë. Ai (bin Selman) gjithmonë thotë se nuk e bëri këtë. Ai (Ibn Selman) ua thotë këtë të gjithëve dhe unë sinqerisht mund të them se jam i lumtur ta them këtë, por ai do t'ua thotë këtë juve, ai do t'ia thotë këtë Kongresit dhe do t'ua thotë këtë të gjithëve. Ai kurrë nuk tha se e bëri atë." Vrasja e Khashoggi ka shkaktuar polemikë midis ligjvënësve amerikanë, por administrata Trump gjithmonë ka mbështetur Arabinë Saudite.