Protestuesit e "Jelekëve Të Verdhë" demonstruan përsëri në Paris
Protestuesit francezë të të ashtuquajturës lëvizje "Jelekët e Verdhë" rifilluan protestat e tyre në Paris, me gjithë kufizimet nga virusi Korona.
Protestuesit francezë, të njohur si "Jelekët e Verdhë", sot (e Shtunë) dolën edhe një herë në rrugët e Parisit për të protestuar kundër sistemit kapitalist dhe politikave të qeverisë së Presidentit Francez Emmanuel Macron. Sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, protestat u zhvilluan pasi qeveria franceze më parë kishte bërë të detyrueshme përdorimin e maskave dhe kufizoi mbledhjen e njerëzve në vende publike në mbi 5,000 njerëz. Pamjet e postuara në mediat sociale tregojnë se policia ka sulmuar protestuesit me gaz lotsjellës. Disa raporte bëjnë të ditur se të paktën një protestues i "jelekëve të verdhë" është arrestuar nga policia e Parisit.