Ndjekja e avionëve strategjikë amerikanë nga avionët luftarak rusë
Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi perceptimin dhe ndjekjen e një bombarduesi strategjik amerikan mbi detet Bering dhe Okhotsk.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë njoftoi të martën se kishte kapur dhe ndjekur një aeroplan strategjik amerikan mbi detin Bering dhe detin Okhotsk. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në një deklaratë tha: "Avionët luftarak MiG-35 dhe Sukhoi 35 shoqëruan një bombardues amerikan Lancer-B1 mbi detin Bering dhe detin Okhotsk." Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi se dy avionët luftarak u kthyen në bazat e tyre pasi ndoqën dhe shoqëruan bombarduesin në formë të sigurt. Kjo ndodhi në një kohë kur aktivitetet e spiunazhit të NATO-s pranë kufirit rus janë duke u rritur dhe avionët e saj spiunë po zbulohen çdo ditë pranë kufirit rus. Rusia ka paralajmëruar se fluturimet e avionëve të NATO-s dhe SHBA pranë kufijve të saj po kërcënojnë dhe përshkallëzojnë tensionet. Avionët luftarakë dhe bombarduesit rusë, ndërsa fluturojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë kufirit me SHBA, përmbushin të gjitha standardet e aviacionit dhe qëndrojnë të paktën 30 kilometra larg nga kufijtë e këtij vendi.