Kim Jong Un i kërkon falje Koresë së Jugut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100312-kim_jong_un_i_kërkon_falje_koresë_së_jugut
Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un ka kërkuar falje për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 25, 2020 21:07 Europe/Tirane
  • Kim Jong Un i kërkon falje Koresë së Jugut

Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un ka kërkuar falje për vrasjen e një zyrtari të Koresë Jugore.

Kim i ka thënë homologut të tij koreano-jugor, Moon Jae-in se incidenti nuk do të duhej të ndodhte. Koreja Jugore ka thënë se 47-vjeçari dyshohet se ka qenë duke tentuar që të ikë nga Koreja Veriore kur është gjetur nga trupat, në ujërat e Koresë së Veriut. Ai më pas është qëlluar për vdekje dhe trupi i tij është djegur. Kufiri në mes të dy Koreve është tejet i kontrolluar dhe Koreja Veriore besohet të ketë zbatuar politikën “të shtëna për vdekje”, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.