Parashikohet rritja e numrit të viktimave nga Covid-19 në SHBA
Sipas parashikimit të Qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në Amerikë, numri i vdekjeve nga koronavirusi në këtë vend do të arrijë në 226 mijë.
Raporti i Gazetës Hill, bën të ditur se Qendra e Kontrollit dhe Parashikimit të Sëmundjeve në Amerikë, ditën e Premte, ka paralajmëruar më shumë se 20 mijë viktima të tjera deri më 17 Tetor, për shkak të përhapjes së koronavirusit. Në këtë mënyrë, sipas këtij parashikimi numri i viktimave nga pandemia deri në muajin tetor do të arrijë deri në 226 mijë persona. SHBA mban vendin e parë në botë për numrin e të prekurve dhe viktimave të shkaktuara nga Covid-19. Numri i infeksioneve të koronavirusit në SHBA kaloi dje shifrën 7 milionë , rreth 20% e shifrës botërore. SHBA ka kaluar numrin 200,000 vdekje nga koronavirusi.