Arrestohet autori i sulmit në Charlie Hebdo
Kryeministri francez Jean Castex deklaroi se autori i sulmit të sotëm pranë ish- zyrave të revistës satirike Charlie Hebdo është arrestuar, ndërsa policia është në vënë në kërkim të një bashkëpunëtori të mundshëm të tij.
Castex tha se dy persona të cilët ishin duke punuar për një film dokumentar të kompanisë Premieres Lignes, ishin sulmuar në rrugë. Një dëshmitar okular tha se kishte dëgjuar ulërima, dhe kishte parë një person të moshës 30 apo 40 vjeç me një sëpatë në dorë që po ecte pas njërës prej viktimave të mbuluar në gjak. Charlie Hebdo ka qenë skenë e një sulmi në vitin 2015, ku kanë mbetur të vrarë 12 njerëz. Zyra e prokurorit e përshkroi ngjarjen e së premtes si “vrasje në tentativë”, që “lidhet me një iniciativë terroriste”. Castex e ndërpreu një vizitë në rrethinë të Paristit, për të ndjekur zhvillimet. Motivi i sulmit është i paqartë. Po ashtu nuk dihet nëse ai është i lidhur me revistën Charlie Hebdo.