Amerikanët tallen me Trumpin: Pi lëndë pastruese, bëjnë mrekulli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100441-amerikanët_tallen_me_trumpin_pi_lëndë_pastruese_bëjnë_mrekulli
Pas publikimit të lajmet për infektimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, me virusin Korona, qytetarët amerikanë në bazë të deklaratave të tij të mëparshme, janë tallur me atë dhe i kanë rekomanduar atij të pijë lëndë pastruese kimike për të shpëtuar nga rreziku i vdekjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 02, 2020 10:49 Europe/Tirane
  • Amerikanët tallen me Trumpin: Pi lëndë pastruese, bëjnë mrekulli

Pas publikimit të lajmet për infektimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, me virusin Korona, qytetarët amerikanë në bazë të deklaratave të tij të mëparshme, janë tallur me atë dhe i kanë rekomanduar atij të pijë lëndë pastruese kimike për të shpëtuar nga rreziku i vdekjes.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se qytetarët amerikanë ditën e premte në reagim ndaj lajmit për infektimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe gruas së tij me virusin Korona, janë tallur me atë në rrjetet sociale dhe i kanë rekomanduar atij të pijë lëndë pastruese kimike sipas deklaratave të tij të mëparshme duke thënë se bëjnë mrekulli në largimin e virusit Korona.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, të enjten në mbrëmje me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka njoftuar se ai dhe gruaja e tij kanë dalë pozitiv në testin e virusit Covid-19 dhe si pasojë e kësaj, ai dhe gruaja e tij kanë filluar procesin e karantinës dhe kurimit.