Donald Trump shtrohet në spital
https://parstoday.ir/sq/news/world-i100453-donald_trump_shtrohet_në_spital
Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është dërguar në spital më pak se 24 orë pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 03, 2020 06:09 Europe/Tirane
  • Donald Trump shtrohet në spital

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është dërguar në spital më pak se 24 orë pasi rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit.

Trump filloi të shfaqte “simptoma të lehta” të Covid-19 të enjten pasi zbuloi se ai dhe gruaja e tij ishin në karantinë që nga e mërkura vonë. Ai është mjekuar tha “Shtëpia e Bardhë”, por më pas ka shfaqur shenja lodhjeje. Bëhet me dije se është dërguar në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha në një deklaratë se “Presidenti Trump mbetet në humor të mirë dhe ka simptoma të lehta”. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump rezultojnë pozitivë me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga vetë Trump në një postim në rrjetin social Twitter.   “Unë dhe Melania rezultuam pozitivë me COVID-19. Ne do të nisim menjëherë procesin e karantinës dhe të shërimit. Ne do ta kalojmë së bashkë këtë situatë”, shkruan Trump në Twitter. Nuk është ende e qartë se si ky zhvillim do të ndikojë për debatin e dytë presidencial, i cili është planifikuar për në 15 tetor. Presidenti, i cili testohet rregullisht, javët e fundit ka mbajtur një orar rigoroz të udhëtimit në të gjithë vendin, duke zhvilluar tubime me mijëra njerëz, pavarësisht paralajmërimeve nga profesionistë të shëndetit publik kundër eventeve me turma të mëdha.